Vazhdojnë vendimet befasuese të Federatës së Futbollit të Francës

Pasi i dhanë fund sezonit aktual në futboll, FFF tashmë ka marrë edhe një vendim të papritur.

‘RMC’ raporton se FFF ka marrë vendim që divizioni i tretë i futbollit francez të mos ketë një kampion.

Gjithashtu, dy skuadrat e para të kësaj lige, Pau dhe Dunkerque, pritet të promovohen në Ligue 2.

Vendimi po shihet si i papranueshëm, pasur parasysh se Ligue 1 ka njohur kampionin e saj, që është PSG.

Skuadra lidere në tabelën e këtij divizioni është ajo e Pau me 48 pikë, kurse Dunkerque qëndon në pozitën e dytë, me një pikë më pak. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close