Ezgjan Alioski ka gjetur golin e parë me fanellën e Fenerbahçes. Reprezentuesi i vendit shënoi në fitoren 4-2 të ekipit të tij kundër Adana Demirspor në Superligën turke.

Pas ndeshjes ai u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, me veten, por jo me lojtarët kundërshtarë.
“Disa lojtarë të skuadrës kundërshtare provokuan tifozët tanë gjatë ndeshjes. Ky nuk është një qëndrim profesional dhe është kundër frymës së futbollit. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Si rezultat, mendoj se e merituam të fitojmë sot”, tha Alioski.
“Mendoj se luajtëm mirë. Ndonjëherë fitorja vjen në rrugën e vështirë. Ne pësuam edhe dy gola në rrjetën tonë, por arritëm të qëndronim të qetë gjatë gjithë ndeshjes. Ne treguam karakter. Ne duhet të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Fitoren e sotme e merituam më shumë se çdo gjë sepse kemi luftuar bashkë në fushë”, thotë Alioski, i cili ka theksuar se mund të kishte ardhur në Fenerbahçe një vit më parë.
“Kam shënuar një gol të bukur, por gjëja më e rëndësishme është që fituam. Shpresoj të vazhdoj të shënoj gola. Më pëlqen të kontribuoj për ekipin. Tifozët tanë krijuan një atmosferë fantastike. Këtë ua thashë edhe më parë, para një viti duhej të vija në Fener, por nuk ndodhi. Tifozët ishin fantastikë sot. Unë dua t’i gëzoj me lojën time dhe me fitoret e ekipit”, përfundoi futbollisti shqiptar.

