Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski është përfshirë në mesin e 11 futbollistëve më të mirë të sezonit në Arabinë Saudite. Edhe pse sezoni ende nuk është mbyllur zyrtarisht, futbollisti shqiptar që luan me skuadrën e Al Ahlit është përzgjedhur në formacionin e elitës arabe. Alioski regjistron 24 paraqitje me Al Ahlin, ku ka shënuar edhe 6 gola, ndërkohë është asistuesi i tretë në gjithë ligën, me 8 asiste të dhuruara në kampionat. Së bashku me Alioskin në formacionin e sezonit ishin përfshira edhe emra të njohur si Banega, Taliska, Romarinjo, Igalo, Kueva, Davsari, Bruno Henrike, Hegazi, Hafai dhe Stojkoviq.



