Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski e nisi me firore aventurën te Fenerbahçe, pasi sonte debutoi me gjigandët nga Stambolli në fitoren 2:0 ndaj Austria Vienës në ndeshjen e parë të plej of-it në Liga Europa.

Pas dy javësh nga transferimi në Turqi, Alioski mori minutat e para nga trajneri Jorge Jesus për të luajtur me klubin e ri, i cili te Fenerbahçe erdhi këtë verë si huazim nga Al Ahli. Gjani këtë ndeshje e luajti nga minuta e parë, ndërsa mori edhe një karton të verdhë që në debutim, përderisa u zëvendësua në minutën e 79-të.
Golat për Fenerbahçen në këtë përballje i realizuan Joshua King dhe Serdar Dursun. Skuadra e Alioskit tashmë ndodhet një hap larg grupeve të Liga Europës.

