Ernest Gjoka: I lumtur të bashkohem me Shkupin, skuadër e ndërtuar për titull

Pasi ka firmosur kontratën deri verën e vitit 2025 dhe ma udhëhequr seancën e parë stërvitore me ekipin e FC Shkupit, trajneri nga Tirana, Ernest Gjoka ka folur për herë të parë për faqen zyrtare të ekipit nga Çairi.

Jam i kënaqur që kam ardhur në një skuadër siç është Shkupi, një skuadër që është ndërtuar për të dalë kampion, një skuadër elitare e futbollit të Maqedonisë. Sigurisht se jam i lumtur që jam bashkuar me ta, kështu që mendoj dhe shpresoj që së bashku të gjithë, që këto pesë finale ti kthejmë në favorin tonë, pse jo të kërkojmë titullin kampion për atë që edhe është ndërtuar kjo skuadër”, ka thënë strategu shqiptar, tani timonier i FC Shkupi, Gjoka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close