Gëzim dhe festë për sulmuesin shkupjan Erdon Daci. KVC Westerlo që u mund të shtunën, mbrëmjen e të dielës ka shpërthyer në festë duke parë duelin e rivalit RWD Molenbeek.


KMSK Dienze ka mundur Molenbeekun e vendit të dytë me shifra bindëse 3:0, duke bërë matematikisht të pa arritshme diferencën me Westerlon e vendit të parë që ka grumbulluar 52 pikë, 7 më shumë se Molenbeeku i vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në mbyllje të sezonit. Kështu, Westerlo dhe Daci kanë festuar sigurimin e inkuadrimit në Super Ligën e Belgjikës, aty ky kjo skuadër rikthehet pasi kishte garuar në kategorinë e dytë. 23 vjeçari Erdon Daci gjeti veten shumë mirë te Westerlo ku kaloi në fillim të sezonit nga Konyaspori i Turqisë, ndërsa u shndërua në një prej futbollistët më të mirë të skuadrës për të cilët shënoi 9 gola në 23 paraqitje. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut tashmë sheh veten në pozicion shumë ideal, pasi do të zgjedhë ndërmjet paraqitjes me Westerlon në Super Ligën e Belgjikës, apo të pranojë një nga ofertat e shumta që arrijnë në adresë të tij.


