Erdal Rakip transferohet te Antaliaspori

Reprezentuesi i përkohshëm i Maqedonisë së Veriut, Erdal Rakip nga sot edhe zyrtarisht është futbollist i skuadrës së Antaliasporit që garon në Superligën e Turqisë. Rakip ka firmosur kontratë për dy vite e gjysmë, duke u bërë njëri nga përforcimet e mëdha të kësaj merkatoje dimri te Antaliaspori.

“Ndjehem mirë këtu. Pres dhe besoj që kjo do të jetë një periudhë e mirë në karrierën time. E imja është që të jap kontributin tim për ekipin dhe të kemi rezultatete të mira” ka thënë Rakip në prezantimin e tij te Antaliaspori.

May be an image of 2 people and people standing

Futbollisti shqiptar së fundmi luajti për Malmon, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Kristal Palasit dhe Benfikës.

May be an image of 1 person

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close