Atletiko Madridi ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit, Memfis Depaj. Skuadra madrilene arriti marrëveshjen me Barcelonën mbi bazën e 3 milionë eurove, përderisa sulmuesi holandez ka firmosur deri në vitin 2025 me klubin e ri. 28 vjeçari u kërkua edhe nga Interi, por zgjodhi të mos largohej nga La Liga. Aventura në “Kamp Nou” nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar, me sulmuesin që zhvilloi vetëm katër ndeshje këtë sezon, ndërkohë që të vetmin gol e realizoi në suksesin 3-0 ndaj Elçes. Depaj numëron 86 ndeshje dhe 43 gola me përfaqësuesen holandeze. Lojtari kreu të enjten vizitat mjekësore dhe po pret me padurim debutimin me Atletiko Madrid, ekip ku shkon për të zëvendësuar Zhao Feliksin, i cili u huazua te Çellsi në Premier Ligë.


