
Enis Bardhi, mesfushori i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut është pranë skuadrës së re dhe këtë do e bëjë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori shqiptar ndërpreu kontratën me skuadrën e Trabzonsporit, ndërsa mediat e huaja raportojnë se Bardhi mund të rikthehet në La Liga dhe tashmë ka tri oferta në tavolinë.
Skuadrat si: Espanjoll, Valladolid dhe Leganes janë interesuar për shërbimet e lojtarit që tashmë është “i lirë” në tregun e transferimeve./Indeksonline/