Enis Bardhi: I lumtur për golat, por nuk e merituam humbjen

Enis Bardhi shënoi dy gola në debutimin e tij për Trabzonsporin në Superligën e Turqisë, por fatkeqësisht nuk mjaftuan për të fituar. Skuadra e reprezentuesit të vendit u mposht nga Antaliaspori me rezultat 5-2. Bardhi pas ndeshjes është shprehur i lumtur për golat, por jo edhe për rezultatin përfundimtar.

“Kam luajtur ndeshjen e parë në Superligën turke. Jam i lumtur për golat, por skuadra nuk fitoi. Fatkeqësisht, nuk mundëm të fitonim. Nuk është mirë, por liga sapo ka filluar. Kemi shumë për të mësuar nga kjo ndeshje. Ne u përpoqëm shumë në pjesën e dytë, nuk e merituam këtë rezultat”, ka thënë Bardhi. 

Sfida e radhës për Bardhin dhe Trabzonin është ndeshja e kthimit me Kopenhagen, aty ku do të vendoset kualifikuesi për në grupet e Ligës së Kampionëve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close