Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ka gjetur golat e parë në ndeshjen e parë në Superligën e Turqisë me Trabzonsporin. Pas një rrëmuje brenda zonës, Enis Bardhi u gjet në vendin dhe kohën e duhur për të shënuar golin e tij të parë në kampionatin turk ndaj Antaliasporit.

Bardhi zbuti shifrat në 2:1, pasi paraprakisht për Antaliasporin shënuan Fernando dhe Vrijt. Ndërkohë, shkupjani shënoi edhe golin e dytë, duke barazuar shifrat në 2:2.
Mirëpo, deri në fund nuk shkuan mirë për Trabzonsporin e Bardhit, pasi kampionët në fuqi pranuan edhe tre gola, duke humbur kështu ndeshjen me rezultat 5:2.

