Emran Ramadani zyrtarizohet te Gostivari

Emran Ramadani edhe zyrtarisht sezonin e ri do të luaj te Gostivari.

Ramadani me Gostivarin ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me shpresë se në fund të sezonit do të dalin kampion dhe do të sigurojnë një vend për në Ligën e Parë.

Ramadani te Gostivari vjen nga rradhët e Renovës, për të cilën skuadër edicionin e kaluar zhvilloi 28 ndeshje, duke realizuar 1 gol dhe 4 asiste. Ndryshe me Renovën Ramadani numëron gjithsej 214 ndeshje në Ligën e Parë, ku ka regjistruar edhe 32 gola dhe 15 asistime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close