Emir Shabani demanton lajmin, Adetunxhi nuk largohet!

Postimin dhe lajmin për largimin e Sandej Adetunxhit nga Shkupi, e ka demantuar sekretari i klubit, Emir Shabani.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në lajmin se Adetunji largohet nga Shkupi. Postimi i tij në Instagram ka të bëjë thjeshtë falenderim për një sezonë të mirë që kaloi me klubin. Kontrata e Adetunjit skadon pas një viti, deri atëherë ai i mbetet besnik klubit dhe do të vazhdojë të jetë sulmuesi ynë”, ka thënë sekretari i FC Shkupit, Emir Shabani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close