Elif Elmas do të jetë jashtë terrenit deri në fund të vitit 2024, pas lëndimit që morri në përballjen me Letoninë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ai nuk luajti në ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe dhe pas kthimit në Gjermani, iu nënshtrua ekzaminimeve të detajuara mjekësore që sollën informacione zhgënjyese.

Bëhet fjalë për lëndimin e muskulit të këmbës dhe pushimi i pritshëm është rreth gjashtë javë, çka praktikisht do të thotë se Elmas nuk do të mund të rikthehet në fushë deri në fund të këtij viti kalendarik.
Bundesliga do të rifillojë më 12 janar dhe Elmasoi pritet të jetë i “gatshëm” për ndeshjen në shtëpi kundër Verderit.

