Elezi me letër përshëndetëse: Falënderit familja Destani, Ballistë, Shkëndijë… 

Tashmë është zyrtare! Mungon vetëm postimi me fanellën e re i klubit nga Gjeorgjia, por fillimisht KF Shkëndija zyrtarizoi shitjen e Dashmir Elezit te Torpedo Kutaisi, ndërsa pas pak minutave vetë futbollisti në rrjetet sociale u shfaq me një letër përshëndetëse drejtuar Shkëndijës, familjes Destani dhe tifozerisë ”Ballistët”.

Postimi i Dashmir Elezit:

“Dëshira ime e madhe që unë të bëj një hap përpara në karrierën time po realizohet falë vullnetit të mirë të klubit ku unë u rrita dhe për këtë përgjithmonë do jem mirënjohës. 

Fatkeqësisht, në këtë moment nuk kam pranë dy personat që aq shumë u angazhuan që unë të kem sukses si futbollist. Humbja fillimisht e babait, tani edhe gjyshit ishin goditje të mëdha për mua dhe familjen, por me këtë hap mendoj se e çoj në vend edhe amanetin e tyre.

Shpresoj me ndihmën e Zotit t’ju bëj krenar juve dhe familjen time.

Me këtë rast dua të shpreh falemenderime e mirënjohje pafund për gjithë ata me të cilët kam punuar gjatë kësaj periudhe, trajnerët, bashkëlojtarët, ekipin mjekësor, administrata e klubit, kryesi e presidentë, në krye me sponsorin e klubit dhe familjen Destani. 

Falënderim i pafund për tifozët e Shkëndijës, “Ballistët” që më japin forcë në çdo moment. Faleminderit të gjithëve.

Faleminderit Shkëndijë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close