Disa ditë para fillimit të sezonit të ri në elitën e futbollit vendor, skuadra e Voska Sportit ka arritur të merr dy përforcime të reja. Bëhet fjalë për Clinton Osei që vjen nga Gana. 22 vjeçari është futbollist sulmues dhe gjatë karriëerës së tij kryesisht ka luajtur në Hungari, ndërsa te Voska pritet ta përforcojë repartin e sulmit në këtë sezon.

Nga ana tjetër ekipi shqiptar nga Ohri ka arritur marrëveshje edhe me mbrojtësin e djathtë tashmë të njohur për kampionatin tonë, Tome Kitanovskin. Ky i fundit ka luajtur për shumë klube në Kroaci, teksa në Maqedoni ka qenë pjesë e Shkupit, Pelisterit, Strugës dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, duke mos harruar Kukësin në Shqipëri dhe FK Sabail në Azerbejxhan.
Kujtojmë se Voska në sezonin 2024/25 do të luaj me skuadër krejtësisht të re në krahasim me vitin e kaluar ku arritën deri në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Voska Sport ndeshjen e parë të kampanjës së re do ta zhvillojë me Shkupin në Çair. /Sportmania/

