EKSKLUZIVE: Srgjan Zaharievski do të merr drejtimin e Voska Sportit

Voska Sport ka mbetur pa trajnerin Milan Radoviç, pasi me malajzezin ndanë rrugët me marrëveshje të dyanshme. Edhe pse ende nga klubi nuk ka një njoftim zyrtarë, mirëpo palët përfundimisht kanë ndarë rrugët.

Sportmania ekskluzivisht paralajmëroi lajmin për largimin e Radoviçit, teksa ekskluzivisht mësojmë se zëvendësuesi i tij do të jetë Srgjan Zaharievski. Burimet tona të sigurta bëjnë me dijë se drejtuesit e klubit nga Ohri kanë arritur marrëveshjen me ish teknikun e Struga Trim Lumit dhe se vetëm pritet të bëhet zyrtare ditëve në vijim.

Zaharievski së fundmi drejtoi Strugën, ndërsa më herët ka udhëhequr edhe ekipin e Pelisterit dhe Metallurgut./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close