Ekskluzive | Shkupi rikthen Zukën, ju sjellim prapaskenat e dështimit të kalimit te Malisheva

Sportmania kishte raportuar më herët ekskluzivisht për kalimin e mbrojtësit të majtë Fisnik Zuka te skuadra kosovare Malisheva, mirëpo kjo lëvizje ka dështuar në momentet e fundit, ndonëse gjithçka dukej e kryer.

Zuka madje ishte bashkuar me ekipin në Bansko të Bullgarisë, ku Malisheva po kryen përgatitjet për paraqitjen në Evropë, i gatshëm për të firmosur. Mirëpo, kur kontrata finale iu paraqit për nënshkrim, klubi kishte ndryshuar kushtet fillestare të akordit. Sipas burimeve të Sportmania, paga e dakorduar si neto ishte kthyer në bruto, gjë që Zuka e ka konsideruar të papranueshme dhe ka refuzuar menjëherë.

Pas kthimit në vend, Zuka nuk ka qëndruar duarkryq. Ai ka pranuar një ofertë nga FC Shkupi, klub ku ka luajtur edhe më parë dhe që duket se i ofron një rikthim të natyrshëm në ambientin që e njeh mirë. Zyrtarizimi pritet të ndodhë së shpejti, ndërsa për klubin nga Çairi, Zuka vjen si përforcim me përvojë në prag të sezonit të ri.p

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close