Ekskluzive, Shkëndija rikthen Ardian Cuculin 

Burimet e televizionit Shenja, mësojnë eksluzivisht se Ardian Cuculi do të rikthehet ë luajë për Shkëndijën e Tetovës. Jo zyrtarisht mësohet se Cuculi dhe Shkëndija janë në bisedime, me kërçovarin që të vesh sërish fanellën kuqezi. Me shumë mundësi, qendër-mbrojtësi do të firmos kontratë 1 vjeçare dhe do të mbyll karrierën e tij te Shkëndija. Cuculi pjesë e kuqezinjëve ka qenë në 3 periudha të ndryshme, duke regjistruar 246 paraqitje me skuadrën tetovare. Ndërkohë gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Vëllazërimin, Pobedën, Milanon, Kukësin dhe Dritën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close