Ekskluzive nga Sportmania: Matheus Lemos pranë Bashkimit!

Informacionet e portalit Sportmania bëjnë të ditur se KF Bashkimi i Kumanovës është shumë pranë të finalizojë transferimin e radhës në repartin ofensiv, me afrimin e brazilianit Matheus Lemos.

28-vjeçari, i njohur për shpejtësinë dhe depërtimet në krah, nuk është emër i panjohur në futbollin tonë, pasi më herët ka mbrojtur ngjyrat e Makedonija GJ.P. dhe Vardarit.

Ky pritet të jetë një tjetër përforcim cilësor për skuadrën e Bashkimit që po ndërton një ekip ambicioz për sezonin e ri në Ligën e Parë./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close