Ekskluzive, Izair Emini mbyll karrierën në futbollin e luajtur 

Izair Emini i jep fund futbollit të luajtur. Kështu mëson portali “Sportmania” ekskluzivisht se sulmuesi 38 vjeçar nuk do të jetë aktiv më në fushë. 

Tetovari sezonet e fundit ishte pjesë e Besës së Dobërdollit në Ligën e Dytë, me të cilët u shpallën kampionë këtë sezon, ku siguruan për herë të parë inkuadrimin në Ligën e Parë. 

Sipas burimeve të ‘Sportmania’, Izair Emini do të vazhdoj të merret me futbollin, pasi do të merr postin e drejtorit sportiv te Besa e Dobërdollit. 

Izair Emini gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Voska Sportin, Shkëndijën, Renovën, Kukësin dhe Dritën e Gjilanit. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close