
Mbrojtësi Fatih Ismaili karrierën e tij do ta vazhdoj në Rumani. “Sportmania”ka mësuar ekskluzivisht se futbollisti shkupjan do të transferohet te skuadra e Xhahlaul Piatra (Ceahlaul Piatra Neamt) që garon në kategorinë e dytë të futbollit rumun.
Ismaili ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dhe tashmë ndodhet në Rumani, ku pritet të firmos kontratë dhe të zyrtarizohet nga ana e ekipit. 26 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Voska Sportit në kampionatin vendor, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Shkupin, Gostivarin e Rabotniçkin. Për Fatih Ismailin kjo do të jetë eksperienca e parë jashtë vendit.