S’ndalet Arsimi i Çegranit. Anëtari i Ligës së Dytë vazhdon aktivitetin në merkato dhe tashmë sigurojnë përforcimin e rradhës.

Mesfushori tetovar Besart Rexhepi është pjesë e Arsimit. Drejtuesit e skuadrës nga Çegrani dhe fantazisti 22 vjeçarë kanë gjetur akordin për bashkëpunim një vjeçarë dhe tashmë pritet vetëm zyrtarzimi.
Rexhepi te Arsimi vjen nga rradhët e Voska Sport, derisa ka luajtur edhe me Borecin e Velesit. Bëhet fjalë për futbollist i rritur te shkolla e futbollit Shkëndija.

