EHF Cup, caktohen datat dhe oraret e ndeshjeve në mes KHF Çair dhe Makabi Arazim

Federata e Hendbollit Evropian sot i ka konfirmuar datat për dy ndeshjet e xhiros së tretë në Kupën Evropiane, njofton SHENJA.

Skuadrat e Çairit do të përballet me Makabi Arazim Ramat Gan, i cili më paprakisht eliminoi skuadrën e Kumanovës.

Ndeshja e parë do të luhet në sallën sportive në Autokomandë, në Shkup, më 4 dhjetor me fillim në orën 18:00.

Ndërkaq, ndeshja e kthimit do të luhet më 10 dhjetor në Tel Aviv me fillim nga ora 18:00.

Tashmë dihet që përfaqësuesja e dytë e Maqedonisë së Veriut në Kupën Evropiane, kampioni Gjorçe Petrov, do të luajë dy herë në shtëpi kundër austriakëve Rums Jags, më 10 dhe 11 dhjetor nga ora 18:00. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close