Egzon Bejtullai nuk vazhdon me Shkëndijën, oferta nga Shqipëria dhe interesim nga Europa

Egzon Bejtullai nuk do të vazhdojë me Shkëndijën. Mbrojtësit i përfundon kontrata në qershor dhe të njejtën me shumë gjasa nuk do ta rinovojë. Emri tij është përfshirë për një transferim te Tirana, përderisa interesim ka shfaqur edhe Partizani. Megjithatë, ende asgjë nuk është vendosur, me tetovarin që shqyrton mundësinë për një transferim edhe jashtë klubeve të ballkanit.

Bejtullai pjesë e Shkëndijës është që nga viti 2013, në përjashtim të gjashtë muajve që ishte pjesv e Helsingborgut në vitin 2020. Mbrojtësi kuqezi ka fituar tre tituj kampion me Shkëndijën dhe dy herë trofeun e Kupës.

Egzon Bejtullai gjithashtu ishte pjesë e Maqedonisë në pjesëmarrjen historike në Kampionatin Europian 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close