E rrahu ish të dashurën, Jerome Boateng gjobitet me 200 mijë euro 

Ish-futbollisti i Bayern Munchen është gjobitur me 200 mijë euro për shkak se dyshohet se ka dhunuar fizikisht ish të dashurës e tij gjatë vitit 2018.

Boateng sot u paraqit në gjykatë dhe mori gjobë me kusht prej 200 mijë euro dhe duhet t’i paguaj këto para vetëm nëse shpallet fajtor.

Lojtari i LASK Linzut kishte sulmuar ish-partnerën e tij gjatë pushimeve në Karaibe në vitin 2018. (Çifti tashmë kanë vajza binjake).

Gazeta gjermane “BILD” raporton se Boateng duhet të paguaj 40 tarifa nga 5 mijë euro, por kjo mund të ndryshojë, pasi lojtari duhet të paguaj gjobën vetëm nëse është fajtor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close