E duan Ronaldo-n me çdo kusht! Al-Nassr, klubi arab ofron 216 milionë euro për tre vjet

Në Arabinë Saudite e kanë seriozisht për Cristiano Ronaldon. Al Nassr, një nga klubet më të rëndësishme në vend i ka ofruar portugezit  një kontratë trevjeçare me një vlerë totale prej 216 milionë eurosh. Al Nassr shpreson se pas Kupës së Botës Ronaldo do të jetë i etur për aventura të reja dhe pas bisedimeve të gjata me përfaqësuesit e tij, burime pranë klubit thonë se interesi i tyre është “më i fortë se kurrë”.

Falë kontakteve të bëra gjatë verës, besohet se bisedimet janë në një fazë të avancuar, por fjala e fundit i takon CR7. Nëse ai vendos të pranojë ofertën, burime të njohura me marrëveshjen i thanë CBS Sports se një marrëveshje nuk do të merrte shumë kohë për t’u finalizuar.

Pas fjalëve së Ministrit të Sportit (“Gjithçka është e mundur, do të doja të shihja Ronaldon të luante në kampionatin saudit – fjalët e princit Abdulaziz për BBC -. “Do të ishte mirë për kampionatin, për ekosistemin sportiv saudit dhe do frymëzohen të rinjtë për të ardhmen. Ai është një model për shumë fëmijë dhe ka shumë fansa këtu në Arabinë Saudite”).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close