Drita dhe Prishtina kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore të thellë në çerekfinale të Kupës së Kosovës 4:0 ndaj Prishtinës së Re.

Në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, skuadra nga Gjilani fitoi thellë, duke siguruar kështu gjysmëfinalen.

Golat për skuadrën e Zekirija Ramadanit i shënuan: Kastriot Selmani, Arb Manaj, Rron Broja dhe Zylfiu.

Tashmë janë kompletuar klubet që do të luajnë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina e ka mposhtur me shumë lehtësi Vëllaznimin duke triumfuar me rezultat 4-0. Për bardhekaltërit shënuan Najeeb Yakubu, Rron Raqi, Bytyqi dhe Shillova.

Ndërsa të mërkurën gjymsëfinalen e siguruan edhe Llapi dhe Drenica../Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close