Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë së Veriut, Dragi Kanatllarovski ka publikuar listën për dy ndeshjet e fundit ndaj Armenisë dhe Ukrainës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian që do të mbahet në vitin 2023 në Rumani dhe Gjeorgji.Në listën e Kanatllarovskit janë përfshirë 24 futbollistë, 7 prej të cilëve shqiptarë si Sheji, Hajdari, Emini, Ramadani, Vosha dhe Agon e Dashmir Elezi. Filip Tërpçevski nuk do të jetë në kombinim për ndeshjet me Armeninë dhe Ukrainën për shkak të lëndimit të ligamenteve të gjurit. Maqedonia me 2 qershor pret Armeninë në Shkup, përderisa tri ditë më vonë me Ukrainën do të përballet në Stamboll të Turqisë. Ndërkohë pas këtyre dy ndeshjeve eliminatore, përfaqësuesja e shpresave me 10 dhe 12 qershor do ti zhvillojë dy ndeshje kontrolluese ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në Shkup.


