Doriev, Milev e Maksimov ndjekin derbin e volejbollit Shkëndija-Strumica 

Futbollistë me peshë te Shkëndija, reprezentues të vendit, por nuk don të thotë se nuk kanë interes edhe për sporte tjera. Ljupço Doriev, Nasko Milev dhe Metodi Maksimov të hënën mbrëma janë parë në tribunën e palestrës sportive ku luhej derbi i madh i elitës së volejbollit vendor ndërmjet Shkëndijës dhe Strumicës. Ata kanë shfrytëzuar kohën e lirë për të ndjekur duelin e volejbollit, derisa në qendër të “ngacmimeve” ishte Doriev që vjen nga Strumica, derisa momentalisht jeton në Tetovë si pjesë e KF Shkëndija.

I pyetur se për cilën skuadër bën tifo, Doriev ka dhënë një përgjigje të sinqertë por edhe diplomatike.

Ju them sinqerisht se jam 50-50. Strumica është qyteti im, por në anën tjetër Tetova dhe Shkëndija më kanë bërë të ndjehem si vendali. Le të fitojë ekipi që do e meritojë brena lojës, unë po e shijoj maksimalisht këtë derbi bashkë me shokët e mi Naskon (Milev) dhe Metkan (Maksimov)”, është shprehur Doriev. 

Ndeshja KV Shkëndija-KV Strumica u mbyll me fitore 3:1 të skuadrës mysafire.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close