Dita para takimit me Strugën: Shpresoj të fitojmë dhe ta risjellim titullin në Tetovë

Të dielën luhen ndeshjet e xhiros së parafundit të sezonit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Në qendër të vëmendjes do të jetë derbi shqiptar në Tetovë ndërmjet Shkëndijës dhe Struga Trim Lum.

Një ditë para këtij takimi futbollisti i Shkëndijës, Bruno Dita një një deklaratë për kanalin zyrtat të ekipit kuqezi se me përkrahjen e publikut ekipi i tij do të del fitues.

Tifozët gjithmonë kanë qenë forca jonë kryesore, sidomos këtu në Tetovë. Normalisht se do të na japin një shtytje akoma më të madhe, por ne duhet të fokusohemi vetëm te fusha e blertë dhe jo çfar ndodh në tribuna. Pavarësisht se për ne si që thash më herët, do të jetë forcë shumë e madhe publiku. Në do të fokusohemi vetëm te fusha dhe asgjë tjetër”, u shpreh Dita.

Dita më tej thotë se ndeshja ndaj Strugës do të jetë e vështirë, mirëpo shpreson se në fund do të fitojnë dhe se do ta risjellin titullin në Tetovë.

“Ndeshjen e presim të qetë, për ne është vetëm ndeshje e rradhës. Nuk duhet ta marrim ndeshjen me eufori. Do të japim maksimumin pasi e dijmë se do të jetë e vështirë dhe s’duhet ta marrim me eufori dhe kështu shpresojmë në fund të fitojmë dhe ta risjellim titullin në Tetovë”, deklaroi Dita.

Takimi Shkëndija-Struga luhet nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close