Ashtu siç ndodhi në tetor, trajneri i Francës, Didier Deshamp ka vendosur të mos grumbullojë Kilian Mbape, i cili po kalon një moment mjaft delikat në jetën jashtë futbollit, ndërsa vlen të theksohet se paraqitjet me Realin së fundmi nuk kanë qenë në lartësinë e pritshmërive.

Siç raporton ‘L’Equipe’, kapiteni i bluve nuk do të jetë pjesë e listës që do të publikojë së shpejti trajneri Deshamp për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Italisë.
Në këto kushte, nuk përjashtohet mundësia që të lindë një çështje e re në shtëpinë e “Gjelave”, ajo e Kilian Mbapes…

