Observatori i njohur “CIES Football Observatory” ka bërë një listë me 100 futbollistët nën 21 vjeç me vlerën më të lartë në treg. Katër nga këta futbollistë të rinj do të kalonin shifrën 100 milionë euro.

Spanjolli Lamine Yamal (Barcelona) tejkalon Alejandro Garnaçon (Man. Junajted) dhe Varren Zaire-Emeri (Paris Sen-Zhermen) në listën e tre më të vlefshmeve, ndërsa lojtari i katërt që vlerësohet me mbi 100 milionë euro është Savio Moreira (Man. Sitit)
Shtatëmbëdhjetë liga përfaqësohen në 100 më të mirët, me një maksimum prej 26 lojtarësh nga Premier Liga, të ndjekur nga Ligue 1 (17 lojtarë) dhe La Liga (12 lojtarë).
Për sa i përket klubeve të cilave u përkasin futbollistët më të mirë, Brajtoni (6 lojtarë) është përpara Çellsit, Paris Sen Zhermenit dhe Barcelona me nga (4 lojtarë).
Top 10 lojtarët U-21 më të shtrenjtë në botë
10.Kenan Yildiz (Juventus) – 72 milionë euro
9.Kobbie Mainoo (Man Utd) – 74.8 milionë euro
8.Arda Guler (Real Madrid) – 76.7 milionë euro
7.Rico Lewis (Man City) – 87 milionë euro
6.Endrick Felipe (Real Madrid) – 97.7 milionë euro
5.Joao Neves (PSG) – 99.8 milionë euro
4.Savinho (Man City) – 101 milionë euro
3.Warren Zaire-Emery (PSG) – 109 milionë euro
2.Alejandro Garnacho (Man Utd) – 114.8 milionë euro
1.Lamine Yamal (Barcelona) – 180.9 milionë euro

