Dhjetë klube angleze mund të falimentojnë brenda disa javësh

Kjo është paralajmëruar nga deputeti Damien Collins dhe bashkëpronari i Sunderland, Charlie Metwen.

Collins tha para medieve se gjenda e klubeve në Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë të Anglisë nuk ka qenë e mirë as para krizës së COVID-19, dhe kjo krizë vetëm ka renduar gjendjen e tyre.

Ai bëri thirrje qeverisë britanike të sigurojnë paketën financiare për klubet, pasi disa prej tyre mund të falimentojnë në qershor dhe të zhduken nga harta e futbollit.

Kujtojmë se në Ligën e Parë të Anglisë, e njohur si divizioni i tretë për nga renditja, garojnë skuadra të njohura që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Premierligës, si Portsmouth, Sunderland, Ipswich Town dhe Bolton.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close