Ka spekulime në rritje se 31 vjeçari do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, me Real Madridin dhe Interin që kanë treguar interesim të madh për shërbimet e tij. Raportohet se të dy klubet tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit.

Aguero është pjesë e skuadrës angleze që nëntë vite, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në vitin tjetër.
Ai ka shënuar për Cityn 23 gola në 30 paraqitje këtë sezon, ndërsa është golashënuesi më i mirë në histori të klubit, me 254 gola.
Para transferimit te Manchester City, ai kishte veshur fanellën e Atletico Madrid dhe Independiente.

