Destan Adili shkëlqen në huazimin te Pobeda, a po fiton Rabotniçki një super lojtar!? 

Një yll i ri duket se po zhvillohet në futbollin tonë. Sulmuesi anësor nga Kërçova, i rritur te moshat e Rabotniçkit po shkëlqen në konkurencë të seniorëve në gjysmësezonin pranveror. 18 vjeçari që paraqitej me juniorët e Rabotniçkit, në konsultim me familjen dhe klubin vendosi të kalonte te Pobeda me formulën e huazimit. Qëllimi ishte të provonte veten në konkurencë të seniorëve. Hap i guximshëm i Adilit që paralel me kalimin në garën e të rriturve, kaloi te një ekip si Pobeda që lufton për mbijetesë.

Mirëpo fati i ndjek të guximshmit dhe pas një kohe të adaptimit, Destan Adili shpejt do të shndërrohej në lojtar kyç te Pobeda e cila me paraqitjet dhe golat e tij ka shkuar fare pranë mbijetesës në Ligën e Dytë të Maqedonisë. Me numrin 10 në shpinë, kërçovari ka hyrë në formë shumë të mirë derisa vetëm në 6 ndeshjet e fundit ka shënuar 3 gola dhe 2 asiste. Golat e tij janë spektakolar, ka një të majtë të mrekullueshme derisa nga ndeshja në ndeshje fiton vetëbesim dhe merr formën e një lojtari serioz.

Adili dëshmoj se është gati për një hap më serioz në karrierë, në vepër tregon se talentit i shton shumë punë dhe tani mbetet të shihet nëse nga gjithë kjo do të përfitojë Rabotniçki për t’i dhënë shans në ekipin e parë, apo ndonjë ekip tjetër do ta shfrytëzojë mundësinë ta bëj të vetin këtë potencial të madh. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close