Shkupi do të përballet me Vardarin në derbin e kryeqytetit të vlefshëm për xhiron e dytë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ky derbi nuk transmetohet përmes platformës së Federatës së Futbollit të Maqedonisë, pasi skuadra e Vardarit ia ka shitur të drejtat televizive kanalit sportiv “Sport Klub” kur luan si vendas dhe këtë sfidë e transmeton kanali “Sport Klub HD”.

Ndeshja nis nga ora 17:00.
Ndërkohë ndeshjet tjera të xhiros së dytë shkojnë në transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin youtube të FFM-së.

