Dëmtohet blerja e re, Inzaghi synon ta ketë në dispozicion në javën e parë të Serisë A

Vedat Muriqi duket se është gati për sezonin e ri në LaLiga me Mallorcan e tij. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ishte protagonist në miqësoren e fundit të Mallorcas ndaj Poblense, të fituar me rezultatin e thellë 5-0.

Ishte pikërisht futbollisti shqiptar që hapi llogaritë e takimit duke shënuar në minutën e 11, ndërsa po Muriqi realizoi edhe të dytin pas katër minutash. Në vijim, Mallorca e gjeti rrugën e rrjetës edhe në tre raste të tjera.

30-vjeçari përgatitet të nisë sezonin e katërt në Spanjë me Mallorcan teksa “Pirati” është një prej aseteve më të rëndësishëm të skuadrës spanjolle. Në sezonin e fundit të LaLiga, Muriqi u aktivizua në 29 ndeshje duke shënuar shtatë gola ndërsa dhuroi edhe dy asistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close