Demir Imeri është transferuar në Kazakistan. 26-vjeçari nga Kërçova është prezantuar nga klubi Atyrau, me këta të fundit që i urjnë mirëseardhje.

Imeri sezonin e fundit ishte pjesë e Egnatias, me të cilët regjistroi 39 ndeshje dhe ka realizuar 5 gola.
Sulmuesi i vendit veshi edhe fanellën e Vllaznisë në sezonin 2020/21, duke ia dalë të fitojë Kupën e Shqipërisë me ekipin shkodran. Imeri gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Kamzën, përderisa ka qenë pjesë edhe kampionateve nga Maqedonia, Ukraina, Finlanda e Malta.

