Dele Alli merr një ofertë befasuese nga klubi i njohur italian

Klubi italian Genoa raportohet se ka kontaktuar Dele Alli për të diskutuar për transferimin e tij të mundshëm në Itali.

Ish-mesfushori i Tottenhamit nuk ka shkelur në një fushë të futbollit që nga viti 2022 pasi pësoi një lëndim dhe u largua nga Evertoni sapo i skadoi kontrata në verë, ani pse ka vazhduar të stërvitet me ekipin e tyre.

Siç raporton Il Secolo XIX, 28-vjeçari mund të jetë shumë afër rikthimit në futboll tek Genoa, të cilët kanë kontaktuar Delen për një marrëveshje të mundshme.

Përveç problemit me lëndimin, Dele më herët kishte pranuar se po vuan edhe me shëndetin e tij mendor.

Një rikthim në një top skuadër do të ishte një arritje e madhe për lojtarin që ka 37 paraqitje për Anglinë dhe që në një kohë cilësohej si një ndër talentët më të mirë në futboll.

Dele ka bërë debutimin e tij me Anglinë pothuajse nëntë vite më parë në moshën 19-vjeçare dhe nga kategoritë e ulëta të futbollit anglez arriti që të luajë në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve me Tottenhamin.

Ka ende bisedime duke u zhvilluar me Evertonin pasi Deles mund t’i dhurohet një kontratë e re në rast se mund ta dëshmojë se është në nivelin e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close