Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve për Superkupën e Spanjës.

Në listë rikthehet Lamine Yamal, i cili u kthye nga lëndimi i tij që kishte pësuar.
Ndërsa pavarësisht se ju refuzua apeli për regjistrimin e lojtarëve si Dani Olmo dhe Pau Victor, ata u ftuan nga trajneri i skuadrës Hansi Flick.
Barcelona, përballet pasnesër ndaj kampionit në fuqi të “Kupës së mbretit”, Athletic Bilbao, me ndeshjen që luhet në Rijad të Arabisë Saudite.

