De Gea po përgatitet të veshë dorezat për ligën e Arabisë Saudite

Pas 12 vitesh bashkë, David De Gea dhe Manchester United kanë vendosur të ecin në rrugë të ndara, me portierin spanjol që i dha lamtumirën “Djajve të Kuq”.

Shkak është bërë përfundimi i kontratës me United dhe hezitimi i administratorëve për t’i ofruar një marrëveshje të re që do ta kënaqte, me 32-vjeçarin tashmë të lirë për të gjetur fazën tjetër të karrierës.

Kujtohet se në 12 vitet që ishte banor i Mançesterit, David De Gea luajti 545 herë me fanelën e United dhe fitoi të gjithë titujt vendas, si dhe Europa League në sezonin 2016-17.

De Gea, pra, ka në dorë propozime nga skuadrat e Arabisë Saudite dhe madje me tarifa që janë… marramendëse. Sipas britanikes “Daily Star”, ai po shqyrton seriozisht mundësinë e pranimit të njërit prej tyre.

Për De Gean ka edhe interesim të madh nga skuadrat evropiane, megjithatë paratë që i ofrohen Arabi janë të tilla që ai po mendon fuqishëm ta shikojë këtë rrugë futbolli, siç bënë shumë yje të tjerë këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close