Asgjë nuk do të ketë nga firmosja e Besës së Dobërdollit me Dashmir Elezin. Sulmuesi tetovar u duk shumë pranë kthimit në vendlindje, pasi i raportua se ka gjetur akordin me Besën e Dobërdollit.

Mirëpo kur pritej prezantimi, Elezi ka marrë rrugën drejt Prishtinës duke firmosur me ekipin nga kryeqendra e Kosovës. Gjithsesi, është moment i ri për Elezin që pas Shkëndijës do të provojë një eksperiencë të re, tani në Kosovë. Atje ai shkon nga Kroacia, ku fatkeqësisht nuk zhvilloi asnjë paraqitje me Lokomotivën e Zagrebit ku u transferua nga Shkëndija në dimër.

