Danfa: Të fitojmë dhe të festojmë!

Shkupi ndeshjen e fundit të këtij sezoni do ta luajë ndaj Akademia Pandevit në Çair, aty ku pas ndeshjes do të pranojë trofeun e titullit të kampionit. Nga skuadra bardheblu për ndeshjen dhe festën ka folur sulmuesin Danfa.

“Gjatë gjithë javës jemi përgatitur për këtë ndeshje. Sigurisht se skuadrën mysafire e respektojmë sepse jo rastësisht ata ndodhen në vendin e dytë, por ne të dielën do të hymë për ta fituar ndeshjen dhe më pas të festojmë së bashku me tifozët tanë. Ata janë më meritorët për këtë sukses. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe jam i lumtur që nesër do të festojmë”, tha sulmuesi, Danfa.

Përveç festës në stadium, festa e titullit kampion do të vazhdojë edhe në mbrëmje në “Sheshin Skenderbe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close