Cuculi: Jam shpërtërisht i lidhur me Shkëndijën, besoj se do ta rikthejmë titullin

Ardian Cuculi zyrtarisht rikthehet te Shkëndija. Palët kanë firmosur kontratë një vjeçare dhe kanë prezantuar Cuculin në faqen e klubit kuqezi. 

“Kur bëhet fjalë për Shkëndijën, normalisht se çdo rikthim është emocional. Unë jam shpirtërisht i lidhur me Shkëndijën nga shkaku se me fanellën e Shkëndijës i kam kaluar vitet më të lavdishme të karrierës sime si futbollist. Unë këtu kthehem në shtëpinë time, këtu kam edhe disa bashkëlojtarë me të cilët kemi luajtur së bashku në Shkëndijë në të kaluarën. Me Shkëndijën për herë të parë jemi shpallur kampionë në vitin 2011 dhe besoj se këtë vit së bashku do të arrijmë synimet dhe do të rikthejmë titullin e kampionit”, deklaroi Cuculi pas prezantimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close