Cristiano Ronaldo është “kingi” te Al-Nassr, sauditët vetëm plotësojnë dëshirat e tij 

Pas nënshkrimit më të freskët me portugezin Joao Felix, emri i radhës ishte ai i Antony.

Anësori brazilian në pronësi të Manchestert United pëlqehet teje mase nga Cristiano Ronaldo. “Foot Mercato” bën të ditur se Al-Nassr i ka propozuar një ofertë Manchesterit, por nuk jepen më shumë detaje se sa është kuota.

Për Antony ka shfaqur interesim edhe Betis. Nga mediat angleze bëhet e ditur se “Djajtë” janë të gatshëm ta lënë të liri brazilianin për 60 milionë euro.

Mbetet e paqartë dëshira e sulmuesit, nëse do të vijoi në Europë, apo kërkon të mbush “xhepat” në Arabi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close