Të gjitha skuadrat e NBA (22 gjithsej) që do të grumbullohen në Orlando për të vijuar kampionatin e NBA-së do të testohen çdo dy ditë.

NBA-ja ka vendosur që çdo 48 orë, lojtarët, stafi dhe shoqëruesit të kryejnë testin anti-Covid 19.
Testet do të nisin nga 23 qershori, kur do të nisin stërvitjet e para në grup. Ekipet do të mbërrijnë në Orlando në datat 7-9 korrik dhe nga kjo datë do të nisin testet anti-Covid çdo dy ditë.
Rinisja e kampionatit është planifikuar të ndodhë më 31 korrik në Orlando, ku 22 skuadrat do të luajnë fillimisht nga 8 ndeshje për të kompletuar sezonin e rregullt. Më pas, 8 ekipet më të mira në secilën Konferencë do të vijojnë fazën “play-off”-it. NBA-ja parashikon të kryejë rreth 15.000 teste anti-Covid deri në fund të këtij sezoni.

