Thibaut Courtois ka komentuar fitoren ndaj Cadiz.
Mbrëmë Reali fitoi 2:0 ndaj Cadiz, në kuadër të xhiros së 29 në La Liga.

Nacho Fernandez dhe Marco Asensio ishin protagonist në këtë fitore me nga një gol.
Pavarësisht fitores, ‘Mbretërit’ janë larg Barcelonës 10 pikë, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Pas ndeshjes portieri madrilen komentoi fitoren, teksa gjithashtu ‘thumboi’ Barcelonën.
“Kemi luajtur një lojë të shkëlqyer. Ne kontrolluam mirë dhe shënuam shumë raste. Mund të kishim shënuar më shumë gola, por shpresoj t’i ruajmë për të martën. Në fund është edhe merita e portierit. Në fund, të jesh kaq larg është faji ynë. Por ne kemi ende finalen e Kupës dhe çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe skuadrat e tjera luajnë nga e shtuna në të shtunë. Të luash mirë sot të çon në ndeshjen tjetër. Ne jemi fizikisht të aftë”, ishin fjalët e belgut.
Kujtojmë që Barcelonë këtë sezon është në garë vetëm për La Liga, pasi fillimisht u eliminua nga Liga e Kampionëve, më pas edhe nga Evropa Ligë dhe Kupa e Mbretit.

