City fiton FA Cup pas 5 vitesh, mundet në finale Mançester United 

Manchester City është skuadra fituese e Fa Cup, teksa në derbi mposhti 2-1 ekipin e United. Një ndeshje spektakolare e zhvilluar në “ëembley” ku djemtë e Pep Guardiolës arritën të bënin të tyre trofeun.

Ilkay Gundogan hyri në historinë e FA Cup pasi u bë lojtari i parë që shënon golin më të shpejtë në histori në këtë kompeticion. Kapiteni gjeti rrugën e rrjetës pas 14 sekondash. “Djajtë” do të barazonin në minutën e 32-të me Fernandez që shndërroi në gol një penallti.

Pjesa e dytë do të niste e luftuar, teksa në të 51-tën sërish Gundogan do të kalonte Cityn në avantazh. “Qytetarët” rikthehen te triumfi në Fa Cup pas 5 vitesh dhe tashmë djemtë e Guardiolës janë vetëm një hap larg tripletës, pasi janë edhe në finalen e Champions. Në këtë mënyrë City e fiton për herë të 7-të në histori Fa Cup. Ky është trofeu i dytë  me për këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close