Lojtari i Hatayspor, Christian Atsu i cili ishte i njohur edhe në Premierligë aty ku ka luajtur për skuadra si Chelsea, Newcastle United dhe Everton prej ditësh nuk po gjindej nën rrënojat e qytetit të shkatërruar turk nga tërmeti i fuqishëm që la mbi 40 mijë viktima.

Atsu sot u gjend nën rrënojat, por fatkeqësisht i vdekur.

Mediat turke e kanë konfirmuar lajmin e hidhur.
Në ndeshjen e tij të fundit me Hatayspor ai shënoi një gol spektakolar në minutën e 90’të të takimit.
Atsu realizoi nga goditja e lirë në një distancë të largët me një goditje tejet të fuqishme duke i siguruar fitoren ekipit të tij.
Fatkeqësisht ky do ishte edhe goli i tij i fundit, pasi më pak se 24 orë nga kjo ndeshje, tërmeti 7.8 shkallë goditi Turqinë duke e lënë atë si një nga mbi 40 mijë viktimat e kësaj fatkeqësie natyrore.

